Lajm i mirë për fansat e Spider-Man
BKT
Magazina

Lajm i mirë për fansat e Spider-Man

Sony Pictures dhe Marvel do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Dy kompanitë e famshme kanë arritur në një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man me Tom Holland. Lajmi padyshim është shumë emocionues për fansat e Spider-Man.

Në gusht, Sony tha se ishte i zhgënjyer që nuk do punonte më me Disney për filmat e ardhshëm të Spider-Man, mes raportimeve se nuk po arrinin dot një marrëveshje mbi superheroin.

Por dy kompanitë arritën një marrëveshje më 26 shtator.

Presidenti i Marvel Studios Kevin Feige tha "Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të".

Feige luajti një rol të madh për prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.

Ai shtoi se “Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike, dhe ndërsa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja”.

Ndërsa Robert Lawson i Sony Pictures tha që se ishin të kënaqur që po ecnin përpara së bashku.


MË SHUME NGA Magazina