09:00 / 01.10.2019
Rita, tjetër bamirësi për Kosovën
Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada.
Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante për vendin tonë.
“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë që do të lansohet sot.
Rita ishte paraqitur me një kostum të kuq të përshtatura me një barretë dhe kapelë të kuqe.























