10:54 / 01.10.2019
Ricky Martin do të bëhet sërish baba
Ricky Martin do të zgjerojë familjen me bashkëshortin Jwan Yosef. Të shtunën, sapo pranoi çmimin National Visibility për mbrojtjen e të të drejtave të komunitetit LGBTQ, Ricky tha se janë në pritjen e ëmbël.
“Familja ime është këtu, Jwan, nuk të shoh ty, por burri im, Jwan, unë të dua. Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu. Unë ju dua me gjithë zemrën time, ju jeni forca ime, ju më frymëzoni mua çdo ditë, ju më motivoni të vazhdoj të bëj atë që jam duke bërë dhe ju djema jeni fëmijë të mahnitshëm. Gjithashtu, më duhet të njoftoj se jemi duke pritur edhe një fëmijë", tha këngëtari.
Binjakët erdhën në jetë nëpërmjet surrogates dhe thuhet se të njëjtën gjë do ndjekë për fëmijën tjetër.























