13:12 / 01.10.2019
Aktorja Huffman në pikëpyetje regjistrimi i vajzës në Universitet
Aktorja e njohur Felicity Huffman qëndroi 14 ditë në burg pasi u bë pjesë e skandalit për regjistrimet në Universitet. Raportohej se pagoi 15 mijë dollarë për të regjistruar vajzën në Shkollën e Lartë, por në fund e pësoi keq.
Pasi qëndroi dy javë pas hekurave dhe pagoi 30 mijë dollarë gjobë, aktorja do shohë nëse e bija do pranohet në shkollë falë forcave të saj.
Sipas TMZ, 19-vjecarja Sophia Mecy dëshiron të kthehet në kolegj, por duhet të japë sërish të gjitha provimet.
Bordi i kolegjit vendosi që vajza të rijapë provimet pasi nuk ka prova që ishte e përfshirë në mashtirmin e nënës.
























