Syla: Vizita e Whitaker tregon respektin ndaj Veselit
BKT
Lajme

Syla: Vizita e Whitaker tregon respektin ndaj Veselit

Analisti Valon Syla po e vlerëson si pozitive vizitën e Matthew Whitaker në Kosovë dhe mbështetjen që ia ofroi kandidatit të PDK-së për kryeministër Kadri Veseli.

Ai në Klan Kosova diskutoi për mesazhin që përçon kjo mbështetje dhe ato që tha Whitaker.

“Mendoj që mesazhi në këtë fushate elektorale i këtij lloji dhe këtij niveli është i qartë dhe tregon një pozicion të lidhjeve dhe shijeve personale të njerëzve te Trump-it apo të republikanëve, të lidhjeve tradicionale tashmë të krijuara sidomos për ushtrinë dhe shtetndërtimin”.

“Por natyrisht kjo tregon edhe pozicionin e Kadri Veselit, sidomos me pastrimin e listave gjë që krijoi një sinkron një pajtueshmëri dhe dëgjueshmëri ndaj miqve amerikanë, të cilët po sugjerojnë të luftohet korrupsioni”.

“Është mesazh i fortë tregon fuqinë dhe seriozitetin, pa marrë parasysh që është vijë e politikës amerikane, është vijë e pushtetit por s’mund të themi se është e shtetit. Amerikanët kanë respekt për demokracinë, edhe vetë Whitaker theksoi se është vizitë private por në mbështetje të Veselit. Mendoj që kjo tregon respektin ndaj Veselit por edhe ndaj demokracisë”.

Syla gjithashtu tha se PDK-ja është drejtuar kah Uashingtoni.

“Veseli ka dashur të bëjë një rikthim dhe rivendosje tek aleati i vjetër dhe me këtë mysafir të fortë amerikan nga njerëzit e Trump-it ka dashur të jap mesazh së pari, por edhe të godas partnerët që dolën disa mysafirë gjermanë – Vjosa Osmani për shembull me EPP-në – si dhe për të rritur nivelin dhe për të treguar aleancat e vjetra”.

“Tani e shohim një LDK më eurocentrike më të afruar kah Berlini dhe një PDK që dëshiron që në këtë fazë përfundimtare të tregojë se janë më të afërt me Uashingtonin”


MË SHUME NGA Lajme