12:46 / 02.10.2019
Mazhorancë-opozitë miratojnë rezolutën për integrimin në BE
Komisioni i Integrimit ka miratuar projektrezolutën e Kuvendit për Integrimin e Shqipërisë në BE.
Ky dokument u miratua nga të gjithë deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Parlament, duke mos marrë asnjë votë kundër dhe abstenim, transmeton oranews.
Pas miratimit, rezoluta u duartrokit nga deputetët e komisionit.























