15:24 / 02.10.2019
Mësohet data e publikimit të këngës së re të Noizyt me tre artistë të huaj
Noizy është gati të debutoi në tregun ndërkombëtar, ai po sjell këngë me tre artistë të njohur.
Përmes një postimi në Instagram, reperi shqiptar konfirmoi këngën me Capo Plaza, Snik dhe Gue Pequeno.
Kënga e këtyre katër artistëve do të publikohet më 18 tetor, ndërsa detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Noizy titullohet “Kallaballak”, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe























