21:51 / 02.10.2019
Los Angeles, një tjetër klub i madh që ja mësynë Mandzukiqit
Pas Manchester Unitedit, është edhe një klub i madh që synon ta blejë sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiq, raportojnë mediet italiane, përcjell RTKLive.com.
Është klubi amerikan, Los Angeles që është hedhur në sulm për sulmuesin kroat.
Mandzukiq pritet që në muajin janar të bëhet me klub të ri, dhe se ardhmja e reprezentuesit kroat do të jetë larg Torinos.
“Përveç Manchester Unitedit, edhe Los Angeles është duke shikuar mundësinë për transferimin e sulmuesit te Juves, Mario Mandzukic”, shkruajnë mediet italiane.























