Haxhiu: PDK po punon për kushte më të mira për sportistët e artistët
BKT
Lajme

Haxhiu: PDK po punon për kushte më të mira për sportistët e artistët

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se subjekti anëtar i të cilit është po punon për kushte më të mira për sportistët dhe artistët.

Ai ka folur të mërkurën në RTK, ku temë debati ka qenë Sporti dhe Kultura.  

“PDK është duke punuar për të ofruar kushte më të mira edhe për sportistët e edhe artistët, që po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre”, ka thënë Haxhiu.  

“Si PDK po edhe personalisht si deputet, në vitin 2013 kemi realizuar debatin e parë për sportin, ku kemi nxjerrë konkluzione të rëndësishme. PDK ka dhënë kontributin e vet në nxjerrjen e tri ligjeve; Ligjin për sponzorizime, Ligji për Parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dhukurive negative në sport si dhe Ligjin për Sigurinë dhe menaxhimin e objekteve sportive.  Ndihem shumë I kompletuar para sportistëve dhe para njerëzve të artit që e kemi votuar një ligj shumë të rëndësishëm”, është shprehur ai.


MË SHUME NGA Lajme