09:03 / 03.10.2019
Bebe Rexha e dashur nga të gjithë
Artistja shqiptare me nam botëror, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj botëror të koncerteve, në mbarë Amerikën.
Së bashku me Jonas Brothers, këngëtarja me origjinë nga Dibra ka performuar në shtete të shumta në kontinentin amerikan, ndërsa në të gjitha sallat ku ka performuar, audienca nuk ka munguar
Se është shumë e dashur për fansat e saj, Bebe Rexha, e ka treguar gjithmonë, gjersa këtë e dëshmoi edhe më shumë në koncertin e fundit, kur i dha mundësinë një prej fanseve të saj që t’i bashkëngjitet në skenë.























