​Lampard për Willian: Të gjithë e shohin se jam i lumtur me të
BKT
Sport

​Lampard për Willian: Të gjithë e shohin se jam i lumtur me të

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re për situatën e Willian.

Brazilianit në fund të sezonit i përfundon kontrata me gjigantin anglez dhe ende nuk e ka vazhduar  atë. Dje sulmuesi shënoi një gol të bukur në fitoren ndaj Lille në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

“Nuk ka ndonjë të re mbi kontratën e Willian. Është bisedë mes klubit dhe tij. Të gjithë mund të shohin se jam i lumtur me të”, deklaroi ai.

Për të janë të interesuar klubet evropiane Juventus e Barcelona.