Top-klubet e duan Dembele-n, por...
Ish-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka paralajmëruar interesimin e klubeve për sulmuesin, Ousmane Dembele.
Manchester United dhe PSG janë lidhur me francezin gjatë kësaj jave. Ndërsa Cardoner ka thënë se nuk dëshiron ta shesë lojtarin, pasi është në formë të duhur.
“Dembele është lojtar më ndryshe nga të tjerët. Është i rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht se pse është i ri. Duam ta balancojmë skuadrën. Ka një stil të lojës interesant, lëndohet ndonjëherë, por kontribuon shumë. Nuk kemi në plan shitjen e tij. Duam që të përmirësohet dhe të sjell gjëra pozitive në skuadrën tonë”, deklaroi ai.
Sipas disa spekulimeve, futbollisti francez gjatë afatit kalimtar ishte arsyeja kryesore e dështimit të transferimit të Neymarit, pasi ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në PSG.























