Ismaili: LDK kopjon premtimet e PDK-së për shëndetësi dhe pensionistët
Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në Prishtinë, iu ka premtuar atyre rritje te pensioneve dhe barna falas.
Por lidhur me këto premtime të saj, menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.
Është Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili në profilin e tij në Facebook ka reaguar me premtimet e Vjosa Osmanit.
Postimi i plotë:
Faleminderit Vjosa që ke lexuar me vëmendje programin e Partisë Demokratike të Kosovës!
Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë. Premtimet e tua për shëndetësinë, PDK-ja veçse është duke i përfunduar.
Të ftoj që të lexosh edhe pjesën ku ne do të legalizojmë 350 mijë prona, ku do të lirojmë bashkatdhetarët nga pagesat e kartonit të gjelbër, ku do të ndërtojmë 300 çerdhe në mbarë Kosovën, ku do të luftojmë korrupsionin dhe forcojmë aleancën me Amerikën.
Prandaj, shpresoj se do t’i votosh të gjitha iniciativat tona kur ti dhe LDK-ja të jeni pas 6 tetorit në opozitë.























