Barella: Bëmë më të mirën ndaj Barcelonës
Sulmuesi i Interit, Nicolo Barella ka thënë se janë larguar nga Barcelona me “kokën lartë”.
Interi dje në ndeshjen ndaj kampionit të Spanjës, arriti të shënoi golin e parë në ndeshje përmes Lautaro Martinez, por gjiganti spanjoll fitoi ndeshjen falë dy golave të Luis Suarez. Barella beson se kanë bërë më të mirën dhe rezultati në fund ishte zhgënjyes.
“Erdhëm këtu për të luajtur, trajneri na tregoi këtë gjë, dëshiruam të fitojmë. Provuam të sulmojmë dhe e pësuam në fund. Është zhgënjyese, por kemi një tjetër ndeshje të vështirë dhe duhet të fokusohemi. Kemi bërë paraqitje të mirë, por është gjithmonë zhgënjyese kur nuk fiton ndonjë pikë. Jemi Interi, kemi Conten në stol dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi ai.
“Neurazurët”, presin në “San Siro”, këtë të diele Juventusin.























