“Liverpool-i ende duhet të përmirësohet”
BKT
Sport

“Liverpool-i ende duhet të përmirësohet”

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk mendon se skuadra duhet ende të përmirësohet.

Liverpool dje pati ndeshje të vështirë ndaj Red Bull Salzburg, ndeshje që e fituan me rezultat 4-3.

“Reds”, ishin në epërsi 3-0, pastaj gjiganti austriak arriti të barazoi rezultatin në 3-3, por në fund Salah shënoi për t’i fituar tri pikë. Pas kësaj ndeshje holandezi mendon se ende duhet të ketë disa ndryshime në klub.

“Duhet të përmirësohemi. Kjo është e qartë. Ata ishin të mirë në sulm, sidomos në pjesën e dytë, por jam i lumtur me fitoren. Mund të bëhemi më të mirë dhe do të sigurohemi që do të ketë përmirësime”, deklaroi ai.

Liverpool ndeshjen e radhës e ka këtë të shtunën në “Anfield” ndaj Leicesterit.