​​Crouch: Gara mes Salah e Mane po vazhdon
BKT
Sport

​​Crouch: Gara mes Salah e Mane po vazhdon

Legjenda e Liverpool, Peter Crouch ka thënë se dy sulmuesit Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë duke garuar për të shënuar më shumë gola.

Mane më herët ka qenë i zemëruar me Salah pasi ky i fundit është treguar egoist, mirëpo para disa ditëve senegalezi tha se çdo gjë është sqaruar. Sipas Crouch pavarësisht kësaj gara mes tyre po vazhdon. 

“Është duke shënuar gola, ishte golashënuesi më i mirë në Premier Ligë se bashku me Salah sezonin e kaluar. Nuk me intereson çfarë thotë, por jam i sigurt që ka garë mes tyre për shënimin e golave. Mendoj se kjo i përmirëson të dy”, deklaroi ai.

Liverpool dje pas fitores ndaj Red Bull Salzburg, të shtunën pret Leicesterin në ‘shtëpi’.