Barcelona e Juventus në garë për Willian
BKT
Sport

Barcelona e Juventus në garë për Willian

Barcelona është e gatshme të hyjë në garë për sulmuesin e Chelseas, Willian.

​Juventusi që një kohë është i interesuar për brazilianin, por nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Sipas disa spekulimeve të mediave spanjolle klubi blaugranas është duke shfaqur interesim të madh dhe është i gatshëm t’i ofroj një pagesë të mirë për t’u transferuar në “Camp Nou”. 

Willian këtë sezon ka shënuar dy gola në tetë ndeshje në të gjitha garat për Chelsean.