​Giroud: Është vështirë të jesh në formacionin e parë
BKT
Sport

​Giroud: Është vështirë të jesh në formacionin e parë

Sulmuesi i Chelseas, Oliver Giroud është i zemëruar me Chelsean.

Francezi është duke qëndruar në stol, pasi në formacionin e parë është duke luajtur sulmuesi Tammy Abraham.

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Lille, Giroud tha se është vështirë të jesh në formacionin e parë, pasi Abraham është i suksesshëm. 

“Tammy ec mbi ujë dhe shënon shumë gola. Është vështirë të jesh në vend të tij. Është mirë për klubin, na jep dëshirën për të punuar më shumë. Shpresoj se gjërat do të ndryshojnë, nuk po humas shpresën. Jam në stol, nuk është e lehtë”, deklaroi ai.

Chelsea ndeshjen e ardhshëm e ka kundër Southamptonit të dielën.