Lemmens: Courtios po vuan nga sindroma e De Gea-s
BKT
Sport

Lemmens: Courtios po vuan nga sindroma e De Gea-s

Trajneri i portierëve në Belgjikë, Erwin Lemmens mendon se Reali duhet të bëjë më shumë për të parë Thibaut Courtios në formën më të mirë.

Courtios u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Club Brugge, pasi pësoi dy gola interesante. Lemmens e ka krahasuar belgun me portierin e Manchester United, David de Gea. 

“Është djalë i veçantë dhe është në nivel të lartë me Belgjikën, por në Real po vuan nga “sindroma e De Geas”. Është portier i mirë dhe do të provojë të bëjë të lumtur Realin përsëri”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për “Los Blancos” është ndaj Granadas.