“Kepa mund të qëndroj në Chelsea edhe për 15 vitet e ardhshme”
Ish-portieri i Chelseas, Mark Schwarzer beson që Kepa Arrizabalaga mund të jetë zgjedhja e parë në “Stamford Bridge”, edhe për 15 vitet e ardhshme.
Chelsea këtë sezon në Premier Ligë nuk është në formën e pritur me trajnerin e ri, Frank Lampard pasi ka vetëm një fitore në ‘shtëpi’. Schwarzer mendon se Kepa është rritur dhe është në formën e duhur.
“Chelsea për disa vite ka pasur portierët më të mirë. Është vështirë që ndonjë të krahasohet me Cech, i cili ka fituar të gjitha trofetë. Mund ta kemi Kepan edhe për vitet e ardhshme. Courtios ishte për një kohë të shkurtër, jam fans i tij, por Petr ka qëndruar më shumë. Kepa është shumë i ri. Ka rrugë të gjatë. Mund të jetë aty për 15 vitet e ardhshme, nëse qëndron do të bëhet më i mirë”, deklaroi ai.
Chelsea dje arriti të mposhtë Lillen me rezultat 1-2.























