19:04 / 03.10.2019
Ferdinand: Drogba ka influencë te Abraham
Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se Didier Drogba ka influencë te sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham.
Abraham shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar tetë gola këtë sezon. Ai tha se legjenda e Chelseat ka një influencë të anglezi, andaj është në formë të mirë.
“Kam parë disa elemente te Tammy që nuk i kam parë për një kohë të gjatë. Kontrollimi i topit është diçka që nuk e kam parë që nga koha e Drogbas. Shënon gola dhe mendoj se për shumë klube është kërcënues”, deklaroi ai.
Chelsea të dielën është mysafirë i Southamptonit.























