De Ligt: Duam ta mposhtim Interin
BKT
Sport

De Ligt: Duam ta mposhtim Interin

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka thënë se dëshiron të mposhtin Interin.

Interi do të pres në “San Siro”, “Zonjën e Vjetër”, këtë të shtunë. Ndërsa, holandezi ka thënë se klubi po dëshiron që të fitojë, në mënyrë që të bëhet lider i Seria A. 

“Një betejë e vështirë na pret dhe nuk ka favorit. Duam të fitojmë”, deklaroi ai.

I pyetur për karrierën e tij tha se është duke u adaptuar me futbollin italian.

“Më duhet të adaptohem me Juventusin, kam gjetur një vend dhe jam duke u rritur çdo ditë. Në Ajax nuk mbroheshim kaq shumë. Bazagli është mjeshtër njësoi si Bonucci e Chiellini”, përfundoi ai.