19:18 / 03.10.2019
Lojtarët e Barcelonës kërkuan rikthimin e Neymarit, thotë Cardoner
Ish-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka pranuar se lojtarët kanë kërkuar rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar.
Është konfirmuar që dy ofertat për kapitenin e Brazilit janë refuzuar gjatë afatit kalimtar.
Cardoner tha se dëshira e lojtarëve për të luajtur përsëri me brazilianin ka qenë e madhe.
“Neymar ka raport të mirë me të gjithë lojtarët, është lojtar i mirë. Lojtarët kanë sugjeruar për rikthimin e tij”, deklaroi ai.
Transferimi i tij dështoi, por sipas disa spekulimeve gjiganti spanjoll ende nuk ka hequr dorë.























