Kështu mbyllen ndeshjet e dyta në Grup të Europa League
Është luajtur xhiro e dytë e fazës së grupeve të UEFA Europa League, me takimet që kanë prodhuar rezultate mjaft interesante.
Përpos duelit mes Duddelange dhe Qarabag, i cili u ndërpre për disa minuta për shkak se një dron "pushtoi" fushën, sfidat në grupet e tjera ulën siparin.
Kështu, Arsenali mori një fitore me "poker" golash, 4-0 ndaj Standard Liege. I riu Martinelli ishte heroi i topçinjve me një dopietë, teksa Ëillock e Ceballos vulosën shifrat përfundimtare në 4-0.
Fitore arriti edhe Eintracht Franfurt, me gjermanët që mposhtën 0-1 Guimaraes. Pas këtij raundi, grupi F udhëhiqet nga Arsenali me 6 pikë, ndjekur nga Standard e Eintracht me 3. Në vend të fundit ndodhet Guimaraes me 0 pikë, transmeton oranews.
Në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate:
Grupi A:
Sevilla-Apoel 1-0
Dudelange-Qarabag 0-4
Grupi B
Lugano-Dynamo Kiev 0-0
Malmo-Kobenhavn 1-1
Grupi C
Krasnodar Getafe 1-2
Trabzonsport -Basel 2-2
Grupi D
Rosenborg-PSV 1-4
Sporting Lisbonë-Lask Linz 2-1
Grupi E
Celtic-Cluj 2-0
Lazio-Rennes 2-1























