10:23 / 04.10.2019
Çështja “Tahiri”, prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës
Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria kërkoi asokohe dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim i cili zbriste në 8 vite.
Trupa gjykuese te Krimet e Rënda e dënoi Tahirin vetëm për shpërdorim detyre.























