11:06 / 04.10.2019
Ndërron jetë aktori i njohur turk
Aktori i cili morri rol në shumë seriale të suksesshme turke ka ndërruar jetë.
Tarik Unluoglu ka vdekur në moshën 61 vjeçare, pasi humbi luftën me kancerin e mushkërive.
Aktori i cili ishte i shtrirë në spital për rikuperimin nga kjo sëmundje morri lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në teatrin turk ku të pranishëm ishin edhe shumë aktorë të tjerë.
Të gjithë të dëshpëruar, por humbjen e tij më së shumti e ka përjetuar bashkëshortja, aktorja turke Gulenay Kalan e cila kishte përqafuar kufomën e tij.























