Miley Cyrus me të dashur të ri, fillon lidhjen e tretë në dy muaj
Miley Cyrus duket se ka filluar lidhjen me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson, dy javë pasi është ndarë nga Kaitlynn Carter dhe dy muaj pas ndarjes nga Liam Hemsworth.
Miley siç duket ka vendosur që të eksperimentojë më shumë në jetën e saj pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsworth.
Ajo menjëherë pas ndarjes nga ai filloi një lidhje me Kaitlynn Carter, lidhje kjo e cila u bo shumë shpejt publike por që nuk zgjati shumë.
E derisa Miley Cyrus po punon në studio për këngë të reja, ajo siç duket edhe ka filluar lidhjen e tretë brenda dy muajve.
Sipas një videoje të siguruar nga TMZ, Miley është parë në një takim me mikun e saj të ngushtë, Cody Simpson. Madje ata në fund të takimit kanë shkëmbyer edhe një puthje.
Ndërsa E! Online mëson se ata këto ditët e fundit po shoqërohen vazhdimisht me njëri-tjetrin, e këtë gjë e kanë vërejtur edhe fansat.]
Miley dhe Cody janë miq ttë ngushtë tash e sa vite, e madje janë parë bashkë edhe në shoqërinë e partnerëve të Miley ndër vite.
Cody Simpson ka qenë në lidhje me modelen Gigi Hadid dhe në atë kohë Miley Cyrus i ka qëndruar çiftit afër.
Por tani duket se asaj po i pëlqen shumë shoqëria me Cody dhe prania e tij në këto ditë aspak të lehta për artisten.























