Meta: Kam mbrojtur Kushtetutën, duhet reflektim për zgjidhjen e krizës
BKT
Shqipëri

Meta: Kam mbrojtur Kushtetutën, duhet reflektim për zgjidhjen e krizës

Nga Lezha, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias. Duke sqaruar se përgjigjet e tij dhe komentet janë shteruese ai tha se ne çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë.

"Janë 100% shtruese dhe janë ashtu siç kam thënë , konfirmimi i mbrojtjes së Kushtetutës së Shqipërisë", tha Meta, transmeton oranews. 

Presidenti ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që nëpërmjet një reflektimi të shpejte vendi ynë të vendoset në shinat e ligjit.

Kreu i shtetit u shpreh se duhet të arrihet dialogu mes palëve për të rritur edhe besimin e të rinjve se e ardhmja është këtu.

"Jam i bindur se vendi ynë përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e kushtetutës, të shtetit ligjor dhe të një dialogu që frymëzon bashkëpunim dhe jep siguri për të gjithë të rinjtë se e ardhmja është këtu", tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri