Fabinho: Kishim një plan për të ndalur Haaland
BKT
Sport

Fabinho: Kishim një plan për të ndalur Haaland

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka pranuar që kanë bërë një plan para ndeshjes për yllin e Slazburg, Erling Haaland.

​Haaland arriti të shënoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit, por në fund “Reds”, arritën të fitojnë tri pikë. Braziliani tha se sulmuesi është shumë i rrezikshëm dhe këtë gjë e ka dëshmuar gjatë ndeshjes. 

“Kishim plan ta ndalim tërë skuadrën, por e dinim kualitetin e tij. Është shumë i rrezikshëm dhe këtë gjë arriti ta dëshmoj. Nuk luajti gjatë tërë ndeshjes, por shënoi shumë shpejt. Nuk e di pse nuk luajti gjatë tërë ndeshjes. Mendoj se ishim me fat”, deklaroi ai.

Liverpool nesër pret në “Anfield”, Leicester Cityn.