17:37 / 04.10.2019
Lampard: Nuk mund të humbasim Giroud
Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se ka nevojë për sulmuesin Oliver Giroud, gjatë sezonit.
Francezi është i zemëruar pasi po qëndron në stol dhe në formacionin e parë po luan Tammy Abraham.
Tekniku anglez ka thënë se ka nevojë për sulmuesin, pasi është profesional dhe arrin të kuptojë.
“Kam nevojë për të gjitha opsionet këtë sezon, Oli është profesionist dhe mendoj se arrin të kuptojë. Të gjithë duan të luajnë. Do të këtë mundësinë e tij, do të kemi nevojë për të gjatë sezonit”, deklaroi ai.
Chelsea në ndeshjen e fundit arriti ta mposhtë Lille, ndërsa të dielën do të jetë mysafirë i Southampton.























