17:51 / 04.10.2019
Arnold: Liverpool duhet të mësoj nga ndeshja me Salzburg-un
Mbrojtësi i krahut të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se Liverpool duhet të mësoj nga ndeshja kundër RB Salzburg.
Salzburg arritën ta rikthejnë rezultatin nga 3-0 në 3-3, por në fund “Reds”, arritën të fitojnë. Anglezi mendon se loja me Salzburgun është leksion i mirë për ta.
“Luajtëm shumë mirë, por bëm disa gabime. Do të jetë leksion i mirë për ne. Fituam në fund po u zhgënjyem nga rezultati. Duhet të mësojmë dhe të përdorim mendjen më shumë”, deklaroi ai.
Liverpool është i pandalshëm deri më tani në Premier Ligë pasi nuk di për humbje dhe është në vendin e parë në tabelë me 21 pikë, pesë më shumë se City që është në vendin e dytë.























