Martinelli nuk është sulmues
BKT
Sport

Martinelli nuk është sulmues

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Gabriel Martinelli nuk është sulmues.

Martinelli luajti shumë mirë ndaj Standard Liege duke shënuar dy gola në kuadër së Ligës së Evropës.

Emery nuk mendon që braziliani do të vazhdojë të luaj si qendërsulmues. 

“Preferon të luaj si sulmues i krahut të majtë, ose i anës së djathtë. Po e përdori si qendërsulmuesi pasi ka luajtur në atë pozicion në Brazil. Qendërsulmi nuk është pozicioni më i mirë për të, por gjëja kryesore është të na ndihmoj”, deklaroi ai.

Arsenali këtë sezon është në vendin e katërt me 12 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje të zhvilluara.