“Me Interin do shikoni një Juventus të shkëlqyer”
BKT
Sport

“Me Interin do shikoni një Juventus të shkëlqyer”

Juventusi do të luajë të dielën me Interin në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja ekipet, kjo edhe për momentin e mirë që të dyja skuadrat po kalojnë.

Bardhezinjtë vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë, pas fitores 3-0 në Ligën e Kampionëve me Bajer Leverkusen.

Leonardo Bonucci e vlerëson Interin si skuadër, por shprehet se në këtë ndeshje do të kemi një Juventus ët shkëlqyer.

“Ne do të shkojmë në Milano dhe do të përpiqemi të sjellim në shtëpi një rezultat të shkëlqyer. Jam i sigurt që në këtë ndeshje do të shohim një Juventus të shkëlqyer, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati. Interi ka lojtarë shumë të mirë. Ata janë duke bërë mirë, ndërkohë që kanë edhe një stil loje që u lejon atyre të japin maksimumin. Me Barcelonën për 60 minuta, ata luajtën mirë dhe në mënyrë agresive”, theksoi mbrojtësi italian.

Gjithashtu ai foli për rikthimin e tij te Juventusi nga Milani dhe për shokun e ekipit, Matajs De Ligt.

“Juventusi është familja ime, për mua ishte një gëzim i madh të kthehesha këtu. Kur ju e lini diçka, e kuptoni se çfarë keni humbur. De Ligt është një djalë shumë i mirë, i përulur, ai ka karakteristika të rëndësishme për moshën e tij. Pritshmëritë për të janë të mëdha dhe ka potencial për tu bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Tani është shumë i qetë, ai është një djalë që i pëlqen të luajë futboll”, përfundoi 32-vjeçari.