UEFA zgjedh lojtarin e javës në Champions, ja kush e fitoi çmimin!
BKT
Sport

UEFA zgjedh lojtarin e javës në Champions, ja kush e fitoi çmimin!

Rrallë herë ndodh që një lojtar ta meritojë këtë çmim duke i parakaluar rivalët kaq ndjeshëm, por e gjithë kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme që ai realizoi në atë fitore historike kundër Totenhemit.

“The player of the week” në Ligën e Kampioneve është Serzh Gnabri, autori i katër golave në përballjen e fituar nga Bajern Mynih 7-2 në Londër.

Golin më të bukur të javës e meritoi gjuajtja fluturimthi e Luis Suarezit, që ku shënoi barazimin e përkohshëm ndaj Interit në ndeshjen e fituar më pas nga Barcelona me rezultatin 2-1, transmeton BW.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë golat e Zijeç dhe Kimish.