22:30 / 04.10.2019
Veseli: Tenderomania do të ndalet
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në rast se ai bëhet kryeministër tenderomoania do të ndalet.
Ai ka folur të prmtën në “Debat” te RTK.
“Tenderomania do të ndalet. Do të ndalet rrastë, ua jap fjalën”, ka thënë Veseli.
Gjithashtu ai është shprehur se edhe fenomene të tjera do të ndalohen. “Ndërtimet pa leje do të ndalen”, ka thënë Veseli.
Ai është shprehur se dapadainjve do t’iu tregohet se shteti është më I fortë se sa ata.
Veseli është ndalur edhe tek numri i madh i ministrive. “Do ta zvogëloj numrin e ministrive. Do ta bëj një qeveri efikase”, ka thënë ai.























