Rei Manaj nuk di të ndalet, sërish gol për Albaseten
BKT
Sport

Rei Manaj nuk di të ndalet, sërish gol për Albaseten

Rei Manaj ka shënuar ditën e sotme në takimin që Albasete luan në transfertë ndaj Alkorkon.

Në takimin e Ligës së dytë spanjolle, pas pamjeve në VAR, u akorduar një penallti për Albaseten, të cilën e mori përsipër Manaj. Sulmuesi i Kombëtares, goditi saktë në të djathtë, ndërsa portieri u hodh në krahun tjetër të portës.

Manaj e nisi nga stoli takimin, por u hodh në fushë në minutën e 18-të, pas dëmtimit të Fuster.

Lushnjari mori edhe karton të verdhë në minutën e 26-të, por rezultoi vendimtar në minutën e 67-të me golin e tij.