13:06 / 05.10.2019
Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë
Blake Lively dhe Ryan Reynolds u bën prindër për herë të tretë.
Ryan Reynolds sipas “Us Weekly” u bë baba dy muaj më parë, por ai dhe bashkëshortja vendosën ta mbajnë lajmin të fshehtë.
Paraqitja e fundit e Lively në publik ishte atëherë kur ajo ishte shtatzënë dhe shkoi në premierën e “Pokemon Detective Pikachu”, ku u shoqërua nga aktori.
Dyshja që janë prindër të dy vajzave tjera, nuk e kanë zbuluar ende gjininë e foshnjës së tretë.
Për ndryshe, Ryan Reynolds njihet për disa role në projekte filmike, të cilat janë shumë të suksesshme.























