13:11 / 05.10.2019
Formacionet e derbit në mes të Interit dhe Juventusit
Të dielën në orën 20:45 do të zhvillohet derbi i madh i Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.
Të besuarit e Antonio Contes do të jenë me formacionin më të mirë të mundshëm përveç Alexis Sanchez i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.
E kundërta ndodh me “Zonjën e Vjetër” që do të vuajë mungesën e disa lojtarëve të dëmtuar: Pjaca, Perin, Chiellini, De Sciglio, Douglas Costa, Danilo.
Interi kryeson renditjen në Serie A, pa asnjë humbje deri më tani, ndërsa Juventus e ndjek nga vendi i dytë me vetëm 2 pikë më pak.
“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave:
























