Seria A: SPAL mposht Parmën, nesër derbi Inter-Juventus
BKT
Sport

Seria A: SPAL mposht Parmën, nesër derbi Inter-Juventus

Futbollistët e Verona mposhtën Sampdoria 2-0 (1-0), në raundin e shtatë të Serisë A.

Vizitorët nga Gjenova regjistruan një humbje të re, të gjashtën këtë edicion, ndërsa skuadra vendase me këtë triumf "lëvizi" në pozitën e nëntë.

Vendësit erdhën në epërsi qysh në minutën e nëntë me golin e Kumbulla, derisa fitoren e vulosi autogoli i Muru nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, futbollistët e SPAL mposhtën Parmën me rezultat minimal - 1: 0.

Goli i vetëm u shënua nga Andrea Petania në minutën e 31, i cili devijoi topin pas goditjes së Gabriel Strefeca.

Ishte ky mesfushori që mori një karton të dytë të verdhë në minutën e 69-të, kështu që ata e përfunduan ndeshjen në shtëpi me dhjetë lojtarë në fushë.

Sonte luajnë edhe Genoa-Milan. Nesër takohen: Fiorentina – Udineze, Roma – Cagliari, Atalanta – Lecce, Bolognia – Lazio, Torino – Napoli dhe Inter – Juventus.