Valencia mposht Alaves, nesër derbi Barcelona-Sevilla
BKT
Sport

Valencia mposht Alaves, nesër derbi Barcelona-Sevilla

Futbollistët e Valencia mposhtën sonte si vendës Alaves 2-1 në raundin e tetë të La Ligës spanjolle.

Golat për ekipin fitues u shënuan nga Maximilian Gomes në minutën 27 dhe Daniel Parejo në minutën 83 nga penalltia. Goli i vetëm për Alaves u shënua nga Lukas Perez një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Valencia renditet e teta në tabelë me 12 pikë, ndërsa Alaves në vendin e 15-të me tetë pikë.

LaLiga, xhiroja 8:

Valencia – Alaves 2:1 (1:0) 

Gomes 27, Parejo 83 – Perez 89 

Leganes – Levante 1:2 (0:1) 

Brajtwhite 76 – Rojer 45+2p, Kampania 49 

Real Madrid – Granada 4:2 (2:0) 

Benzema 2, Azar 45+1, Modriq 61, Rodrigues 90+2 - Machis 69, Duarte 78

21.00 Osasuna – Villareal

Nesër: 12.00 Mallorca – Espanyol 14.00 Celta – Atletic Bilbao 16.00 Valladolid – Atletico Madrid 18.30 Real Sociedad – Getafe 21.00 Barcelona – Sevilla

Dje: Betis – Eibar 1:1 (0:1) (Loren 69 – Orelana 34p)