10:10 / 06.10.2019
Haradinaj: Nëse nuk votoni të tjerët votojnë për ju (VIDEO)
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, së bashku me gruan e tij, Anitën ka votuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj i luti qytetarët të dalin në votime ndërsa tha që vetëm ata që votojnë vendosin për fatin e tyre, ndërsa për mosdalje në votime, vendosin të tjerët për ta.
“Unë dhe Anita e shfrytëzuam të drejtën e votës. Vetëm me votë vendosim, nëse nuk votoni të tjerët votojnë për ju. Andaj, i lus të gjithë qytetarët të dalin të votojnë pa marrë parasysh bindjet e tyre politike të dalin e të votojnë”, tha Haradinaj.
























