Lakers triumfojnë kundër Golden State, shkëlqejnë LeBron e Davis
BKT
Sport

Lakers triumfojnë kundër Golden State, shkëlqejnë LeBron e Davis

Los Angeles Lakers ka shënuar fitore në ndeshjen parasezonale, kundër Golden State Warriors.

Lakers kanë fituar me rezultatin 123:101, në shtëpinë e Golden State, raporton lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja e madhe e Lakers, Anthony Davis dhe LeBron James.

AD regjistroi double-double, me 22 pikë dhe 10 kërcime, kurse LeBron James kontribuoi me 15 pikë, 3 kërcime dhe 8 asistime.

Asnjëri nga lojtarët nuk luajti në 2 çerekët e fundit të ndeshjes, por kontributin e tyre dhanë edhe lojtarët e rinj.