11:02 / 06.10.2019
Osmani: Kjo është ditë vendimtare për të ardhmen e Kosovës (VIDEO)
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu ka votuar sot në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Osmani tha se shpreson që gjithçka do të shkojë në rregull dhe që qytetarët do të paraqesin vullnetin e tyre përmes votës. Sipas saj Kosova sot do të ketë arsye për të festuar.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik, sepse është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj se përmes një procesi fer dhe demokratike Kosova ka arsye për të festuar”, ka thënë Osmani.























