​Pacolli bën thirrje që të mos abuzohet me votën e qytetarit
BKT
Lajme

​Pacolli bën thirrje që të mos abuzohet me votën e qytetarit

​Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve, 6 tetor, të shkojë siç është më së miri, që askund të mos abuzohet me votën e qytetarit.

“Sot do të doja shumë që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë, që askund të mos abuzohet me votën e qytetarit. Shpresoj se kështu edhe do të jetë, shpresoj shumë që vetëdija është në nivel shumë më të lartë dhe ne këtu do ta kryejmë këtë sfidë me përkushtim, nder dhe sinqeritet”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme