13:39 / 06.10.2019
Kuçi: Nuk ka parregullsi deri në këto momente
Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi, në një konferencë për media, ka thënë se deri në këto momente nuk ka pasur parregullsi.
“Nuk ka parregullsi, ka pasur disa telashe por nuk janë shqetësuese”, ka thënë ai.
“Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë problem të madh. Ka ndonjë vërejtje të vogël, por s’është gjë e madhe. Dalja deri në ora 11:00 9.32 për qind, sipas komisionerëve të koalicionit AAK-PSD”, ka thënë Kuçi nga konferenca e drejtpërdrejtë.
Kuçi ka bërë të ditur se koalicioni AAK-PSD do të dalë prapë gjatë ditës me konferenca për media për të njoftuar lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor nacional që po mbahet sot në territorin e Republikës së Kosovës.























