13:43 / 06.10.2019
United mohon zërat se Pogba ka kërkuar 600 mijë euro në javë
Manchester United ka bërë më dije se nuk janë në bisedime për kontratën e re me mesfushorin Paul Pogba.
Sipas disa spekulimeve francezi ka kërkuar 600 mijë euro në javë, por sipas bordit te “Djajve të Kuq” këto janë vetëm spekulime.
Pogba është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe i kanë mbetur vetëm dy vite në kontratë.
“Fokusimi i vetëm i Pogbs është t’i ndihmoj bashkëlojtarët. Raportet se ka kërkuar 600 mijë euro në javë janë të pavërteta. Paul ka dy vite në kontratë dhe bisedimet për kontratën e re nuk kanë filluar. Klubi e ka bërë të qartë se Pogba do të qëndroj”, deklaroi ai.























