Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Dea Xhemaili dhe Shaban Behramaj, koordinator për media të cilët do të flasin për fillimin e “Privocalfest 2019”
Po ashtu mysafir do të jetë Mexhide Demolli Nimani nga DnV, e cila do të flas për post zgjedhjet 2019.
Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Fevzi Berisha - u.d. i dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, UP, i cili do të flas për ditën botërore të arkitekturës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























