14:26 / 06.10.2019
Voton Jahjaga: Vota e secilit prej jush vlen
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se ka votuar.
“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”.























