Tottenham gjen pasuesin e Eriksenit
Tottenham nis punën për të siguruar zëvendësuesin e Christian Eriksen për sezonin e ardhshëm.
Danezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë mundësi destinacioni i tij i ri do të jetë Real Madridi, skuadër që ka kohë që e ndjek me interes mesfushorin.
Për të mos u gjendur të papërgatitur përballë një largimi me peshë, drejtuesit e “Spurs”-ave kanë piketuar si pasuesin ideal të 27-vjeçarit, James Maddison, që aktivizohet me skuadrën e Leicester.
Dueli mes Interit dhe Juventusit nuk është vetëm në fushë, por edhe në merkato. Drejtuesit e dy klubeve, Paratici e Marotta, po konkurrojnë për të siguruar shërbimet e Federico Chiesas dhe Sandro Tonalit, të cilët kanë kohë që ndiqen si nga bardhezinjtë ashtu edhe nga zikaltrit.
Sa i takon Chiesas, si Juventusi ashtu edhe Interi do ta kenë të vështirë të arrijnë te kartoni i tij, pasi presidenti i ri i “vjollcëve”, Commiso, nuk dëshiron ta shesë futbollistin, por vendimtare mund të jetë dëshira e 21-vjeçarit për t’u larguar. Sa i takon mesfushorit 19-vjeçar, dy shoqëritë do të përballen në merkaton e verës, ku presidenti Cellino nuk do të mund t’u rezistojë ofertave të mëdha në drejtim të talentit.
Chelsea kërkon të blindojë dy talentet, Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori, të cilët kanë shkëlqyer këtë fillimi sezonin, duke merituar edhe grumbullimin me tek Anglia. Drejtuesit e klubit anglez u kanë ofruar rinovimin e kontratave dy futbollistëve me dyfishimin e pagave të tyre. Abraham ka bërë për vete menjëherë jo vetëm drejtuesit e klubit, por edhe tifozët me 7 golat e realizuar në 7 javë kampionat. Nuk mbetet pas as 21-vjeçari Tomori, i cili po bënë një punë të mirë në mbrojtje, duke merituar edhe besimin e trajnerit Laparad, transmeton SS.
Everton Soares do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Gremios deri në vitin 2023. 23-vjeçari ndiqej me interes nga Beijing Guoan, Milan, Napoli, Arsenal dhe Atletico Madrid, pasi shkëlqeu me fanellën e Brazilit gjatë Kupës së Amerikës.
Sulmuesi u shpreh shumë i lumtur dhe krenar për rinovimin e kontratës me ekipin e tij. Ai tha se është pjesë e Gremios prej 7 vitesh dhe se e identifikon veten e tij me këtë ekip. Drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë detaje për kontratën e re, por sipas medieve braziliane, klauzola e re e futbollistit kap shifrën e 90 milionë Dollarë.























