15:46 / 06.10.2019
Solskjaer: Na duhet fitorja kundër Newcastle-s
Manchester United sot përballet në udhëtim me Newcatsel United, sfidë kjo që luhet në kuadër të Premier League-s, raporton RTKLive.com.
Trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer thotë se skuadrës së tij i duhet fitorja në duel me Newcastle-s.
“Natyrisht që ne nuk na pëlqen të mos fitojmë”, tha ai për “Sky Sports”.
“Nëse fitoni lojëra jeni më të lumtur, gjendja shpirtërore ndryshon por kjo nuk do të thotë se performanca juaj ka qenë më e mirë. Rezultatet ndryshojnë gjendjen shpirtërore. Për ne, marrja e një rezultati në Newcastle është jetike”, theksoi tekniku norvegjez.
Ndeshja mes Newcastel dhe United nis në orën 17:30.























